Diskutimi lidhur me propozimet për ndryshim plotësimin e Projektligjit për Tregti me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërëtrishme ishte qëllimi i takimit të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) me disa nga bizneset e sektorit të naftës.

Gjatë këtij takimi përveç diskutimit për sfidat që sektori i naftëtarëve po hasin gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, theks i veçantë i’u kushtua rekomandimeve të bizneseve për ndryshim plotësimin e Projektligjit për Tregti me Produkte të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme, bazuar në praktikat dhe vështirësitë me të cilat janë ballafaquar deri më tani bizneset si pasojë e mungesave në Ligjin aktual.

Gjatë diskutimit bizneset paraqitën propozimet e tyre konkrete për ndryshimet që duhet të përfshihen në këtë projektligj, të cilat janë të rëndësishme që të inkorporohen në draftin final, ashtu që të mos hasen vështirësi në zbatimin e këtij të fundit.

Për më tepër, përmes këtij Projektligji do të shfuqizohen Ligji Nr. 2004/5, Ligji Nr. 02/L-89 dhe Ligji Nr. 03/L-138, përmes të cilëve aktualisht rregullohet ushtrimi i veprimtarisë për sektorin e naftëtarëve.