OAK takohet me furrën më të vjetër të Prishtinës

 

Në vazhdën e takimeve me furra në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëprit pronari i furrës më të vjetër në Prishtinë “Rekord” Ramiz Çoçaj.

Koordinatorja Donika Gashi njoftoi për punët që Oda po realizon me qëllim të krijimit të një mjedisi sa më të favorshëm të të bërit biznes e ku më së shumti rëndësi i kushtoi aktiviteteve të ndërmarra për sektorin e bukëpjekësve dhe mundsitë për tejkalimin e sfidave me të cilat po përballen ata.

Çoçaj falënderoit OAK-në për takimin dhe informimin e detajuar të të gjitha këtyre aktivitetetve. Ai gjithashtu shtoi që është shumë i nevojshëm bashkimi i të gjitha furrave në një vend të vetëm, sepse vetëm kështu mund t’i tejkalojnë më lehtë sfidat e ndryshme.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më tepër, Furra “Rekord” është një nga furrat furrat më të vjetra të Kosovës e cila tani ka festu 100 vjetorin e themelimit.