Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën në takim nga Zef Dedaj UD i Drejtorit të Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA)


Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin reciprok e diskutimin lidhur me sfidat që bizneset po hasin gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.


Kryetari i OAK-së, Skënder Krasniqi theksoi se bashkëpunimi i ndërsjelltë është më se i nevojshëm, në mënyrë që të trajtohen kërkesat e komunitetit të biznesit si dhe të arrihet deri tek zgjidhja e tyre.
Kurse me theks të veçantë u diskutuan: Ligji për Investime Strategjike, ndarja e zonave për investime duke bërë regjionalizimin, ofertat si dhe kërkesat e OAK-së të deleguara tek qeveria ishin po ashtu çështje të cilat u diskutuan gjatë këtij takimi.


Ndërsa drejtori Zef Dedaj ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm deri në arritjen e zgjidhjes së problemeve për bizneset dhe përmirësimin e infrastrukturës së të bërit biznes në vend.