Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën në takim përfaqësuesit e Ambasadës Britanike në Kosovë, Gareth Evans Drejtor i Politikave Tregtare për Ballkanin Perëndimor dhe Loreta Buzhala përfaqësuese nga Departamenti i Zhvillimit Ekonomik.

Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit reciprok, njoftimi me aktivitetet dhe punën e të dyja palëve, mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes bizneseve të të dyja vendeve, shkëmbimi i experiencave dhe praktikave më të mira e bashkëpunimi me Odën Britanike me qëllim të përkrahjes dhe zhvillimit.

Z. Evans duke falënderuar OAK-në për takimin konstruktiv, pasi shpalosi disa nga aktivitetet dhe prioritetet e Ambasadës në Ballkanin Perëndimor, u shpreh i hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes të dyja palëve në çështjet me interes reciprok dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.