OAK takohet me zëvendëskryeministrin Kelmendi dhe ministrin Krasniqi

Drejtues të Odës së Afarizmit të Kosovës, pas mbajtjes së konferencës së parë gjatë javës së kaluar, kanë filluar sot takimet njoftuese me përfaqësues të institucioneve të Kosovës.
Takimi i parë u zhvillua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, z. Ramiz Kelmendi, i cili u njoftua për së afërmi nga udhëheqja e OAK-ut, me arsyet e themelimi të Odës dhe qëllimet saj.
Gjatë takimit u diskutua për problemet e shumta që biznesi i ka dhe me të cilat Oda e Afarizmit do të merret, në mënyrë që së bashku me institucionet e vendit të mund të zvogëlohen, si dhe të rritet mundësia e të bërit biznes.
Zëvendëskryeministri Kelmendi foli për punën që po bën Qeveria e Kosovës deri në finalizimin e Pakos Fiskale 2, përmes së cilës prodhuesit vendor do të trajtohen në mënyrë të barabartë me prodhuesit e regjionit. Në takim, zëvendëskryeministri Kelmendi tha se Qeveria ka arritur që të ul papunësinë dhe ka shënuar hapa pozitiv në procesin e fiskalizimit të bizneseve.

 

“Pakoja fiskale 2 do të jetë një rilindje për prodhuesit e Kosovës. Qeveria e drejtuar nga kryeministri Mustafa është e përkushtuar për të mbështetur prodhuesit vendor dhe në përgjithësi zhvillimin ekonomik”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.
Zv. kryeministri theksoi se është i hapur për bashkëpunim të ndërsjellët, duke kontribuar kështu në uljen e papunësisë në vend, trajtimin në mënyrë të barabartë të sektorit privat, në mënyrë që së bashku të punohet në rritjen e efikasitetit dhe respektimit të ligjit.
Zv, kryeministri Kelmendi urojë udhëheqjen e OAK për fillimin e punës dhe u shpreh i gatshëm që të bashkëpunoj me OAK me qëllim të zhvillimit të vendit.
Oda e Afarizmit të Kosovës sot gjatë ditës ka takuar edhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Memli Krasniqi.
Në këtë takim njoftues, kryetari i OAK-së, z. Skender Krasniqi prezantoi qëllimet e themelimit të Odës, synimet dhe strategjitë themelore të saj.
Gjatë takimit u diskutua për problemet më të mëdha që bujqit kanë dhe mënyrat themelore se si mund të punojmë në rritjen e prodhimtarisë bujqësore, zëvendësimin e importit dhe rritjen e eksportit të këtyre produkteve, si dhe përmirësimin e aftësive konkurrueseve të agrobizneseve.
Ministri Krasniqi e njoftojë Odën e Afarizmit të Kosovës me zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, veçanërisht në sektorin e prodhimit dhe përpunimit, si dhe me programet mbështetëse të Ministrisë për agrobiznese për vitin 2017.
Ministri Krasniqi theksoi se sektori bujqësor ka shumë hapësira për përmirësim dhe se është i hapur për bashkëpunim të ndërsjellët, duke kontribuar kështu në rritjen e prodhimit vendor, subvencionimin e kulturave bujqësore dhe uljen e kamatave për bujqit.
Ai është shprehur i gatshëm që të bashkëpunoj me OAK dhe shprehu përkushtimin për mbështetjen e prodhuesve vendorë, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të tyre.

Zyra për Informim
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) – Prishtinë
Adresa: Rr. Pashko Vasa nr. 59
Tel: 038609212
E-mail adresa: odaeafarizmit@gmail.com
Facebook: https://www.facebook.com/odaeafarizmittekosoves/