Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga Zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Linda Çavdarbasha.

Qëllim i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në sfidat që bizneset po hasin gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, e që bëjnë pjesë në dikasterin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Me theks të veçantë u diskutuan çështja e pajisjes me Leje Mjedisore dhe Leje Ujore, për të cilat Zëvendësministrja Çavdarbasha premtoi bashkëpunim të ngushtë në arritjen e lehtësirave në këtë drejtim.