Bashkëpunimi reciprok e diskutimi lidhur me sfidat që bizneset e sektorit minerar po hasin gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën në takim nga Z.V.Kryeshefi i Agjencisë Pyjore të Kosovës (APK), Bekim Hoxha me bashkëpunëtor.

Përfaqesuesit e OAK-së uruan Kryeshefin Hoxha për pozitën dhe shtuan që bashkëpunimi i ndërsjelltë është mëse i nevojshëm, në mënyrë që të trajtohen kërkesat e komunitetit të biznesit të këtij sektori si dhe të arrihet deri tek zgjidhja e tyre.

Anëtari i bordit Idriz Zejnullahu, shpalosi disa nga pikat kyqe rreth kërkesave të këtij sektori, e të cilat kanë rrjedhur nga takimet e përbashkëta të realizuara ndër vite.

Në anën tjetër, Kryeshefi Hoxha falënderoi përfaqesuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim dhe theksoi që janë të gatshëm të shtyejn para çdo çështje që ka të bëjë me Agjencinë Pyjore të Kosovës.