Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Ferizajit, Balton Derguti dhe Drejtori i Infrastrukturës, Meriton Hajdini.
Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat që bizneset e Ferizajit po hasin gjatë ushtrimit të veprimtarisë si dhe për mundësitë e bashkëpunimit ashtu që të arrihet deri tek tejkalimi i tyre.
Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Balton Derguti, falënderoi OAK-në për takimin dhe shtoi që janë të hapur për çdo bashkëpunim i cili do të ndikoj pozitivisht në të bërit biznes në komunën e Ferizajit dhe më gjerë.
Në fund palët u dakorduan edhe për organizim të aktiviteteve të përbashkëta.
