Zyrtarja e Odës së e Afarizmit të Kosovës Mirjeta Shala u prit në takim nga drejtori i Cacttus Education Besim Ilazi dhe menaxherja për administratë Vjosa Osmani.

Shala njoftoi për aktivitete e ndërmarra nga OAK me qëllim të krijimit të një klime sa më të favorshme të të bërit biznes në Kosovë. Ajo shtoi që #OAK është duke shtyrë disa çështje para, ndër të cilat janë Ligji i Punës dhe Pushimi i Lehonisë dhe lirimi i TVSH-së për shërbime.

Ilazi përgëzoi Odën për punën e bërë deri më tani, duke shtuar që lë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.