Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan Odën Tregtare Kosovaro Turke, ku u pritën në takim nga Kryetari  Abdurrahman Balkız, Nënkryetari  Ayhan Demirkıran dhe Sekretari i Përgjithshëm Esin Muzbeg.

Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit reciprok në mes të dy Odave, me qëllim të organizimit të aktiviteteve të përbashkëta e ndërlidhjes së bizneseve në fushën e shkëmbimit tregtar.

Sekretari i bordit Diamant Elshani prezentoi aktivitetet që OAK është duke organizuar me bizneset, rrjetin e bizneseve që oda përfaqëson e disa nga çështjet aktuale të cilat janë duke u trajtuar. Duke përfshirë kontributin e OAK-së në përcjelljen e propozimeve dhe rekomandimeve të bizneseve dhe sektorit privat gjatë periudhës së pandemisë.

Kryetari Balkiz falënderoi OAK-në për takimin dhe theksoi që janë shumë të hapur për bashkëpunim, në delegimin e çështjeve të cilat janë me interes të dyanshëm.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Sekretari i bordit Diamant Elshani, anëtari i bordit Hysni Zogaj dhe Koordinatoria Qëndresa Ibrahimi.