Oda e Afarizmit të Kosovës u prit në takim nga drejtoresha e Women for Women, Iliriana Gashi.
Një nga synimet e OAK-së është edhe mbështetja e grave afariste në vend, andaj kjo ishte tema kryesore në takimin e mbajtur me Women for Women.
Përfaqësueset e Odës shpalosen aktivitetet dhe objektivat e #OAK-së, si dhe lobimin për ndryshimin e ligjit të pushimit të lehonisë.
Iliriana Gashi përgëzoi Odën për iniciativën që ka marrë për përkrahjen e grave dhe se mbështeja dhe bashkëpunimi nuk do të mungojnë.
Women for Women Kosovo, është tani organizatë e pavarur vendore duke ofruar përkrahjen e grave të papuna prej 2012 dhe si rezultat janë punësuar mbi 800 femra ku prej tyre kanë hapur dhe biznesin e tyre.