Oda e Afarizmit të Kosovës

Sekretari i OAK-ut, z. Diamant Elshani së bashku me drejtorin ekzekutiv z. Ismet Mulaj patën një takim në Autoritetin e Konkurencë së Kosovës, ku u pritën nga kryetari i AKK, z. Valon Prestreshi, së bashku me komisionerin e AKK-së z.Shaqir Morinën.

Të dyja palët u dakorduam që në javët e ardhshme të lidhim një MOU, me qëllimin më të mirë; identifikimi i marrëveshjeve të ndaluara dhe abuzimi me pozitat dominuese të ndërmarrjeve të pa-përgjegjshme të cilat potencialisht janë duke e çrregulluar konkurrencën e lirë dhe efektive në treg.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, agjenci e pavarur në kryerjen e detyrave të veta të deleguara nga kushtetuta e Kosovës dhe Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës do t’i mbrojë pa asnjë kompromisë interesat e tregut me konkurrencë të lirë dhe efektive.