OAK-u i mbështetë fuqishëm kërkesat e biznesit të shtypit

Pas shumë takimeve me “shtypshkronja, shtëpi botuese dhe librarë” janë harmonizuar kërkesat për ndryshimin e politikave fiskale në Kosovë që kanë të bëjnë me këta sektor.

Si shumë veprimtari tjera biznesore, edhe “shtypshkronjat, shtëpitë botuese dhe librarët” janë përballur me një konkurencë jo të ndershme me bizneset importuese. Ishte për çudi se si produktet finale që vinin nga vendet e rajonit dhe më gjerë ishin të liruar nga barrierat fiskale, ndërsa prodhuesit vendor që i prodhonin të njëjtat produkte i nënshtroheshin një politike fiskale shumë të egër.

Për këta prodhues e gjithë lënda e parë i nënshtrohej TVSH-së dhe Doganës, çka i bënte të pabarabartë në treg me importuesit.

Këto veprimtari janë zhvilluar me shumë sfida dhe të pa ndihmuar nga askush dhe bile të penguara nga konkurenca jolojale, ende janë në treg dhe me perspektivë që mund të zhvillohen dhe të jenë me rëndësi për ekonominë e Kosovës.

Kërkesat do t’u dërgohen të gjitha institucioneve të Kosovës, duke shpresuar që të marrin përgjigje pozitive.