Kryetari i Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) Skënder Krasniqi me bashkëpunëtor u pritën në takim nga Drejtoresha e KDWV Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung (OEGJK) Nora Hasani.

Gjatë këtij takimi të dyja odat diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit reciprok në pikat që shihen me interes të përbashkët.

Të dyja palët e konsideruan të rëndësisë së veçantë tërheqjen e investitorëve gjerman dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në përputhje me nevojat e vendit.