OAK-u vazhdon të mbështes sektorin prodhues – Qumështorja Sharri i bashkohet OAK-ut

Anëtari i Bordit të OAK zt. Hasan Gigollaj së bashku më drejtorin ekzekutiv zt. Ismet. Mulaj dhe përfaqësuesit e Odës gjatë vizitës së bizneseve në Prizren, vizituan Qumështoren “Sharri” që në takim u pritën nga z. Nderim Halimi menagjer gjeneral i Qumështores.

Drejtori i OAK-ut zt. Mulaj e informoj zt. Halimi me të arriturat e Odës dhe me planet që ka për t’a ndihmuar biznesin, sidomos biznesin prodhues duke e ndihmuar në sigurimin e tregjeve të
reja ndërsa zt. Halimi përgëzoj përfaqësuesit e OAK-ut për punën e bërë. Ai theksoi se në një mjedis dinamik e me shumë vështirësi operimi, një Odë të mirëfillët dhe funksionale është
pikërisht ajo çka i nevojitet më së shumti bizneseve e sidomos sektorit prodhues që po përballet më vështërsi të ndryshme.

Një ndër problemet që u diskutua gjatë takimit ishte se si në rajonin e Opojës egzitojnë 8 kompani me emrin “Sharri”, dhe për shkak të produkteve jo cilësore të plasuara në treg nga kompanitë me po të njëjtin emër, biznesi i tij është duke u dëmtuar. Për këtë problem ai është ankuar te institucionet përgjëgjëse por nuk ka marrë përgjigje.

zt. Mulaj dhe zt. Gigollaj falënderuan zt. Halimi për pritjen dhe premtuan se do t’a ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi.


http://sharrimilk.com/index.php