Oda e Afarizmit të Kosovës

Oda e Afarizmit të Kosovës, në krye me drejtorin ekzekutiv, Ismet Mulaj, kanë vizituar farbikën e përpunimit të mishit Malësia në Gjilan, ku janë takuar me menaxherin Adil M. Spahiu.

Problemet me inkasim, ndrërpreja e rrymës e konkurrenca jolojale, janë vetëm disa nga sfidat që vështirësojnë afarizmin e kësaj ndërrmarrje.

Menaxheri Adil M. Spahiu, gjithashtu tha se problem i vazhdueshëm dhe shumë i dëmshëm për këtë biznes, janë edhe taksat që paguhen për importim. Përderisa importi i mishit është i liruar nga dogana dhe TVSH-ja, importimi i kafshëve të gjalla, nuk lirohen nga TVSH dhe nga dogana.

Drejtori ekzekutiv i OAK-ut, Ismet Mulaj, shpalosi misionin e OAK-t, dhe tregoj interesimin e madh që ka OAK-u për të ndihmuar bizneset prodhuese, të cilat kanë rol të madh në ekonominë e vendit. Në këtë takim gjithashtu u shpalosën edhe mundësitë e bashkëpunimit.

Ndryshe fabrika e përpunimit të mishit SH.P.K. Malësia ka plot 22 vite përvoje pune në industrinë përpunuese të mishit, ku aktivitet kryesor ka therrjen dhe përpunimin e mishit.

Kapacitet aktuale për therrje dhe ato përpunuese te kompanisë janë: 2500 kg mish te freskët, nga kjo sasi 1000 kg shkon në shitje si mish i freskët dhe 1500 kg të tjera shkojnë në përpunim të mishit si; pleskavicë , virshlle, suxhuk, proshutë. Aktualisht fabrika ka 37 punetorë dhe është prezente në rrjetet e marketeve

Përfaqësuesi i SH.P.K. Malësia githashtu tregoj se kjo fabrikë e të instaluar sistemin e filtrimit sipas standardeve europiane për pastrimin mbetjeve dhe ujërave të zeza.