OAK-u viziton qytetin e Pejës

OAK vizitat në qytetin e Pejës i ka vazhduar në biznese të ndryshme të këtij qyteti, duke takuar përfaqësuesit e tyre.

Fabrika e mobileve “MobileriaKaliqani” dhe kompania tregtare “Dardanët” ishin dy bizneset që u vizituan nga Drejtori Ekzekutiv i OAK, Ismet Mulaj dhe një pjesë e stafit të OAK-së.

Mulaj i njoftoj afaristët pejanë për misionin e OAK-së dhe i informoj që e gjithë veprimtaria e Odës është e fokusuar në ofrimin e shërbimeve për bizneset.