OAK shpreh mirënjohjen e thellë duke falënderuar Kryeministrin, Qeverinë, Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Komisionin ndërministror dhe Deputetët për votimin në Kuvend dhe për kontributin në trajtimin e rastit të investitorit Kosmonte Foods.
Për tri vite sa ishte në fuqi Ligji për Investime Strategjike, kanë aplikuar dhjetëra biznese mirëpo vetëm një i ka kaluar me sukses të gjitha fazat.
“Kosmonte Foods” Shpk tashmë ka fituar statusin e Investitorit Strategjik, pas një përpjekje e pune të vazhdueshme, pasiqë edhe përmbushë të gjitha kriteret për marrjen e këtij statusi.
Me marrjen e statusit të investitorit strategjik, kompania do të implementojë 2 projekte, ku vlera i investimit pritet të arrijë mbi 11 milionë euro.
Për rikujtim, OAK tash e një kohë të gjatë ka lobuar për tërheqjen e investimeve dhe kalimin e aplikimeve që janë duke pritur për marrjen e statustit të investimeve strategjike, me të vetmin qëllim zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijmin e vendeve të reja të punës.
Në rastin konkret, OAK ka lobuar në të gjitha institucionet tona, për disa vite për përkrahjen e “KOSMONTE FOODS SH. P. K.” për arritjen e qëllimeve të saj në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe eksportuese që do të ndikojë edhe në rritjen e punësimit në vend.
