Oda e Afarizimit të Kosovës vazhdon me traditën e organizimit të aktivitetit “Kafja e mëngjesit” me bizneset anëtare. Aktivitet i tillë është mbajtur edhe sot në zyret e Odës së Afarizimit të Kosovës me komunitetin e  biznesit nga Komuna e Prizrenit.

Ҫështjet kryesore të cilat u diskutuan në kuadër të këtij takimi ishin informimi i bizneseve pjesëmarrëse me aktivitetet e fundit të OAK-së, diskutimi rreth problemeve të bizeneseve në nivel lokal e qëndror, diskutimi i infrastrukturës ligjore e cila po pengon operimin e biznesit në vend,  diskutimi rreth ekonomisë informale  si dhe problemi me hapërsirat në zonat ekonomike.

Me këtë rast  Kryetari i OAK-së Skënder Krasniqi  falënderoj përfaqësuesit e bizneseve anëtare për prezencën përderisa theksoi se qëllimi kryesor i këtij takimi është diskutimi në detaje i problemeve me të cilat po ballafaqohet komunitetit i biznesit në Prizren.

Në kuadër të këtij aktiviteti të përbashkët përfaqësuesit e bizneseve, paraqitën problemet e tyre, shkëmbyen përvojat si dhe kishim mundësi për diskutim të hapur.

Ramadan Gashi nga biznesi “AG Group” gjatë këtij takimi theksoi se disa nga çështjet kryesore të cilat duhet të dërgohen përpara është luftimi i informalitetit, përkrahja e Shkollave Profesionale dhe nxjerrja e kuadrove profesionale si dhe normat e kredive të jenë më fleksibile.

Përderisa Arben Gashi nga biznesi “A&L Financial Consulting” paraqiti problemin me dhënien në shfrytëzim të hapërsirave në parkun inoativ të biznesit në Prizren dhe qirave të shtrenjëta të cilat janë duke u aplikuar aktualisht.

Ndërsa Edina Buleci nga biznesi “Buleci Group” theksoi nevojën jashtëzakonshme të Ligjit për Tregti të Brendshme i cili do të funksionalizonte ekonominë formale dhe do të luftonte informalitetin.

Të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet patën mundësinë që të diskutonin hapur dhe të parashtronin pyetje rreth çështjeve me interes, përderisa problemet të cilat paraqitën mbetën të adresohen në Institucionet lokale dhe qëndore.