OAK vazhdon të përkrahë adresimin e kërkesave të bizneseve tek Institucionet vendore

 

Në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e Institucioneve, këtë fillim vit Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) u prit në takim nga Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Sakip Imeri.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me mundësitë e rritjes së bashkëpunimit edhe më shumë në mes të OAK dhe ATK-së, me qëllim të ofrimit të përkrahjes së bizneseve në tejkalimin e sfidave të tyre dhe përmirësimit të klimës së të bërit biznes.

Kryetari i OAK-së Skënder Krasniqi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes të dy palëve, në mënyrë që të përmirësohen kushtet e të bërit biznes në vend. Krasniqi shtoi që për të arritur këtë është e nevojshme që të ketë komunikim të mjaftueshëm mes bizneseve dhe ATK-së, me qëllim që bashkarisht të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes aktuale.

Në këtë takim prezent ishte edhe pronari i biznesit anëtar Intersoft Computers Avni Haliti, i cili kishte rastin që të adresojë çështjet konkrete me të cilat ai po ballafaqohet si biznes si dhe mënyrat se si mund të tejkalohen këto sfidat.

Imeri theksoi që #ATK është e interesuar që të krijoj lehtësira për bizneset, të bashkëpunoj edhe më tutje me to dhe shtoi se mbështetja e këshillëtarëve të ATK-së nuk do të mungojë.

Në këtë takim ATK u përfaqësua nga: Drejtori i Përgjithshëm Sakip Imeri dhe Zëvendësdrejtorët Nahit Sharku dhe Hamdi Hoxha.

Ndërsa Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga: Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi, zyrtaret Qendresa Ibrahimi dhe Mirjeta Shala si dhe anëtari Avni Haliti