Oda e Afarizmit të Kosovës

Shërbimet që Oda e Afarizmit të Kosovës ofron për bizneset anëtare, problemet me të cilat ato po përballen dhe identifikimi i zgjidhjeve të mundshme ishin temat kryesore të diskutimit në vizitat e #OAK-së në bizneset e Komunës së Pejës.

Këtë radhë Oda e Afarizmit të Kosovës u prit në takim nga bizneset: Jusaj, Mabeko, Bibita, Simpo, Cama, Bobi, Interalumin, Gentex dhe Gogaj-AG.

Në fund të këtyre takimeve palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.