Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan komunën e Gjilanit, ku zhvilluan takime me Bizneset “Gurora” SHPK, “Linda Group” SH.P.K. dhe Mobileria “Learti”.

Gjatë këtyre takimeve, OAK u njoftua nga afër për bizneset dhe mënyrën e funksionimit të tyre, e gjithashtu informuan për lobimin e vazhdueshëm të odës, ashtu që të krijohet një mjedis sa më miqësor për të bërit biznes në Kosovë.

Tek “Gurora” SHPK takimi u realizua me bashkëpronarin Fadil Ramadani, me të cilin diskutuam për sfidat që sektori i gurthyesve dhe bizneset prodhuese në përgjithësi po hasin si rrjedhojë e mungesës së përkrahjes adekuate dhe krijimi I kushteve të favorshme për të ushtruar veprimtarinë.

Tek “Linda Group” SHPK takimi u realizua me përfaqësuesit Idriz dhe Erza Berisha, të cilët bënjnë ndërtimin e pishinave të llojeve të ndryshme, izolime, pompa, depozita dhe së fundi ka filluar edhe me prodhimin e tullave.

Ndërsa, tek Mobileria “Learti”, takimi u realizua me pronarin Kadri Miftari, sipas të cilit një ndër vështirësitë më të mëdha për bizneset prodhuese është rritja e çmimit të lëndës së parë.

Në fund, palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.