Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) në kuadër të takimeve të cilat zhvillon në vazhdimësi, kësaj radhe ka vizituar bizneset në Komunën e Fushë Kosovës.

Bizneset e vizituara gjatë ditës ishin Alberti sh.p.k, Igmas&Logo dhe Eurovision. Tek biznesi Alberti sh.p.k u pritëm në takim nga menaxheri i kompanisë Leutrim Nishori, tek kompania Igmas&Logo në takim u pritëm nga pronari i kompanisë Gani Syla si dhe tek biznesi Euro-vision në takim u pritëm nga Bahri Gashi pronar dhe Fikrije Pacolli bashkëpronare.

Në kuadër të këtyre takimeve u diskutuan problemet me të cilat aktualisht janë duke u ballafaquar bizneset në mesin e të cilave konkurrenca jolojale, mospërcaktimi i çmimeve, problemet me infrastrukturën rrugore si dhe mungesa e subvencionimit veçanarisht gjatë kësaj kohe të pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Për më tepër, kompania “Alberti sh.p.k” ofron materiale ndërtimi, paleta, shtylla, sanitari, ujësjellës etj. Kompania Igmas&Logo ushtron veprimtarinë e saj qysh nga viti 1997, shitja e veglave të punës është ndër aktivitetet kryesore të biznesit si dhe prodhimi i kandeve të suvatimit është pjesë e pandashme e punës. Përderisa, biznesi Eurovision ofron dyer dhe laminat të kualitetit të lartë për shtëpinë tuaj.

Detajet dhe informata shtesë rreth këtyre kompanive mund të gjeni duke klikuar në linqet në vazhdim:

https://m.facebook.com/1844503695768116

https://m.facebook.com/322030244857967

https://m.facebook.com/801465976888142