Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) gjatë vizitave në terren ka ndaluar edhe në Komunën Podujevës me ç’rast vizituam bizneset Laboratorin “Biohem” ku u pritëm në takim nga pronarët e laboratorit z.Fahri dhe znj.Sebahate Llugaliu, Moblieria “Kema BB” ku u pritëm në takim nga pronari i mobilerisë Fidon Kastrati dhe tek “BINNI NNT” ku u pritëm në takim nga menaxheri i biznesit, Avdi Vuqa.

Përgjatë këtyre takimeve u diskutua rreth çështjeve që ka trajtuar deri më tani “Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) dhe prioriteteve që kemi në vazhdim si dhe sfidave me të cilat po përballen bizneset në mesin e të cilave problemet me furnizimin e lëndës së parë, konkurrenca jolojale si dhe ndërprerjet e energjisë elektrike pa paralajmërim.

Mundësitë e bashkëpunimit në mes OAK-së dhe palëve, mbetën të hapura.

Për më tepër, Laboratori “Biohem” ofron është Laborator privat shëndetësor i licencuar që ofron shërbime Laboratorike si: Biokimi, Hematologji, Hormone, Imonologji, Tumor, Marker, Infektive, Mobileria “Kema BB” merret me punimin e mobilerive nga më të ndryshmet, përderisa “BINI NNT”, posedojmë materiale ndërtimore, gypa betoni dhe elemente të tjera për ndërtimtari.

https://bit.ly/3pC9W4n

https://bit.ly/2RDIBCf

https://bit.ly/3v6miCP