Përfaqësues të Odës se Afarizmit te Kosovës (OAK), vizituan bizneset e Malishevës, ku realizuan takime me pronarët e bizneseve, Arben Krasniqi nga Doni-Al-PLAST dhe Alban Zulfaj nga Salloni Dyerve DEA.
Takimet ishin me karakter njoftues, ku u diskutua për sfidat që po hasin bizneset në fjalë gjatë operimit, përballja me pandeminë e ngritja e çmimeve.
Gjithashtu zyrtarët e OAK-së i informuan me hollësisht bizneset për shërbimet të cilat oda i ofron, format e bashkëpunimit, si dhe për objektivat për të ardhmen.
Në fund palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit!