Përfaqësuesit e Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK) zhvilluan vizita në Komunën e Prishtinës me ç’rast vizituan bizneset “TENTON” dhe “LabBox”.

Tek biznesi “TENTON” u pritëm në takim nga drejtori ekzekutiv i kompanisë Z.Alban Sahiti dhe Herolind Sopjani i cili mbanë pozitën në kompani si zhvillues produktesh, përderisa, tek kompania “LabBox” në takim u pritëm nga pronarja e kompanisë Znj.Arta Shehu.

Gjatë takimeve, bizneset në fjalë u njoftuan me shërbimet dhe punën e odës gjatë viteve të kaluara si dhe rreth planeve të OAK-së për të ardhmen. Në kuadër të takimeve u diskutua edhe rreth sfidave dhe problemeve me të cilat ato përballen, përderisa si problem kryesor në fushën ku këto biznese operojnë, është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Për më tepër “TENTON” është kompani e cila merret me zhvillim të web-it, softuerit dhe aplikacioneve të ndryshme të cilat konsiderohen si shtyllat kritike që ndihmojnë kompaninë të dixhitalizojë idetë që përmbushin një nevojë, adresojnë një çështje, ose kënaqin një klient. “TENTON” ka rreth 15 punëtorë dhe bënë shitjen e shërbimeve të saja kryesisht jashtë vendit, si Zvicër, Gjermani, Finlandë etj

Kurse, “LabBox” është kompani e cila ofron shërbimin e dërgimit të pajisjeve të ndryshme elektronike të femijët e moshës 8+ vjeç, me qëllim të frymëzimit të fëmijëve në fushën e inxhinierisë. Shërbimi në fjalë ofrohet në formë të abonimeve 1,3,6 apo 12 mujore. “LabBox” numëron rreth 8 punëtorë dhe deri më tani kanë bërë më shumë se 1000 dërgesa dhe kanë më shumë se 400 klientë, në pjesë të ndryshme të botës.

Më shumë informacione rreth kompanive, mund të gjeni përmes linqeve në vazhdim:

TENTON – https://www.facebook.com/tentonized

LabBox – https://www.facebook.com/labboxedu