Zyrtarë të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan bizneset në komunën e Drenasit, ku u pritën në takim nga Ekrem Elshani, drejtor i Aktiv Home.
Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me sfidat që biznesi në fjalë po has gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe mundësitë e bashkëpunimit me Odën.
Aktiv Home është një ndër liderët për tregtinë me shumicë të veglave të punës në vend dhe aktualisht ka rreth 120 të punësuar.
Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë për bashkëpunim.
