Gjatë vizitës në Pejë, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan biznesin anëtarë Top Reklama, ku u pritën në takim nga pronari Dardan Lluka.

Gjatë këtij takimi u diskutuan sfidat me të cilat bizneset po përballen si rezultat i situatës së krijuar në vend nga pandemia si dhe bashkëpunimi i ndërsjelltë me OAK-në.

Sekretari i Bordit Diamant Elshani theksoi që pjesën e fundit të vitit 2020 dhe fillimin e vitit 2021, OAK ishte e fokusuar tek thellimi i bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës (UP), qëllim kryesor i së cilës është të bëhet përputhja ndërmjet nevojave të tregut të punës për staf dhe profileve që UP plason në treg dhe gjithashtu të sigurohet stafi i kualifikuar për bizneset duke i ndërlidhur me studentët e dalluar.

Ndërsa, Mentor Sahiti nga biznesi anëtarë Metron shtoi që OAK është duke lobuar vazhdimisht në mënyrë që zëri i bizneseve të dëgjohet.

Lluka përgëzoi odën për punën e bërë, duke theksuar që bizneset e bashkuara e kanë shumë më të lehtë të arrijnë deri tek shtyerja para e çështjeve që preokupojnë ata.
Për më shumë: https://top-reklama.com/?lang=1&id=17