Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesin anëtarë “Kosova Model” SH.P.K., ku u takuan me pëfaqësuesin Arbnor Sopaj.

Me një traditë prej më shumë se 50 vite, Kosova Model posedon pesë linja prodhuese siç janë ajo e dyerve, dritareve, mobileve, kuzhinave dhe xhamave.

Gjithçka kishte filluar si biznes familjar, me vetëm katër të punësuar, ku konsistenca dhe angazhimi kanë bërë që sot Kosova Model të jetë lider në tregun vendor, e madje të depërtoj fuqishëm edhe në atë ndërkombëtarë.

Sot, fabrika e Kosova Model ka një sipërfaqe prej 10.000 m2, duke mos përfshirë këtu hapësirat prezantuese.

Produktet të cilat mund t’i gjeni tek Kosova Model përfshijnë: dyer, dritare, mobile, komodina, kuzhina, enterier, tavolina, dhoma gjumi, laminat, parket, fasada të varura dhe rrethoja të xhamit.

Për më shumë, Kosova Model është e pajisur me standarde evropiane, e cila për të gjitha produktet e saj ofron siguri, kualitet, shpejtësi dhe garancion.