Me qëllim të diskutimit rreth sfidave me të cilat po përballen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe informimi nga afër për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesin Art Qeramika, me seli në Pejë.

Gjatë këtij takimit të realizuar me pronarin e kompanisë, Bujan Fejza, u diskutuan sfidat me të cilat po përballen bizneset në vendin tonë dhe mundësitë e ofrimit të përkrahjes më të madhe për bizneset vendore.

Art Qeramika ka filluar ushtrimin e veprimtarisë në vitin 2018 dhe është kryesisht e orientuar në sektorin e sanitarisë përkatësisht në shitjen e qeramikes, ngjitësve, fugës etj. Këto produkte Art Qeramika i importon nga Spanja, Turqia, Italia dhe nga Shqipëria. 

Në fund të takimit, palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit!