Në kuadër të vizitave tek bizneset prodhuese, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan fabrikën përpunuese të xhamit Extra Glass, ku takimi u realizua me menaxherin e kompanisë Blerim Asllani. 

Zyrtari Arianit Nura informoi nga afër për lobimin e vazhdueshëm që OAK po bënë, në mënyrë që të krijohet një ambient sa më i favorshëm për të bërit biznes në vend.

Ndërsa, Asllani informoi për problemet me të cilat Extra Glass po ballafaqohet, ku më kryesorja është mungesa e deponisë së mbetjeve të xhamit.

Extra Glass është kompani e cila është themeluar në vitin 1996 dhe merret me punimin të gjitha llojeve të xhamit me cilësi të lartë dhe me makineri të teknologjisë së fundit. Ajo bën përpunimin e xhamit të laminuar, xhamit për fasada, dyer dhe dritare, dush kabina etj.

Extra Glass përveç që mbulon kërkesat e tregut të Kosovës, eksporton edhe në Gjermani dhe Zvicër. 

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.