Në vazhdën e vizitave tek bizneset, përfaqësuese të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën në takim nga Luaras Muhaxhiri, përfaqësues i fabrikës së betonit “Fidani Beton” SH.P.K., me seli në Deçan.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e odës u informuan më detajisht për fushëveprimtarinë e biznesit, të arriturat e deri tanishme si dhe sfidat me të cilat ata po ballafaqohen, e që kryesisht vijnë si rrjedhojë e ngritjes enorme të çmimeve, me theks të veçantë naftës.

“Fidani Beton” SH.P.K. është e pajisur me makineri moderne, e të cilët fal seriozitetit të treguar kanë arritur që me sukses të depëtojnë në tregun vendor.

Përveç prodhimit të betonit, biznesi është i shtrirë edhe në fushën e ndërtimit, shtrimit të rrugëve dhe zgjerimit.

Në fund të takimit, palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit!