Oda e Afarizmit të Kosovës

Zyrtare nga Oda e AfarizmittëKosovës vizituan biznesin Fresa ku u pritën në takim nga bashkëpronarja Edis Agani.

Zyrtarja për Marrëdhënie me Publikun në OAK Doruntinë Gashi, njoftoi znj.Agani se qëllimi i odës është që të jenë sa më afër bizneseve duke lobuar në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë, ku theksoi disa nga çështjet kryesore që OAK ka shtyer përpara si lirimi i lëndës së parë nga TVSH-ja, ligji i punës, pushimi i lehonisë dhe të tjera.

Ndërsa bashkëpronarja e biznesit Fresa, Edis Agani prezantoi shërbimet që ofrojnë si shujta të shpejta, me përmbajtje të duhur për një jetë të shëndetshme, të cilët kanë 3 shtylla kryesore: si kafe, shërbimi me ushqime në institucione dhe Catering. Bëjnë promovimin e produkteve vendore edhe pse janë më të shtrenjta sidomos pijet deri në 30%.

Kujtojmë se Fresa udhiqet nga dy bashkëpronare, Edis Agani dhe Albina Nura, ku drejtojnë biznesin me 25 punëtorë dhe pjesa dërmuese janë femra.