Me qëllim të diskutimit rreth sfidave me të cilat po përballen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe informimin nga afër për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesinHIDROENERGJI Shpk, me seli në Ferizaj.

Gjatë këtij takimit të realizuar u diskutuan problemet me të cilat po përballen bizneset prodhuese të energjisë elektrike në vendin tonë.

HIDROENERGJI SH.P.K. është i themeluar si biznes që nga viti 2016.Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësit për bashkëpunim.