Zyrtarët e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) zhvilluan vizitën e rradhës në komunën e Gjakovës, ku realizuan takimin me pronarin e biznesi Krasnqi Plast, Marjan Krasnqi.

Në takimin e zhvilluar, Oda e Afarizmit të Kosovës gjithashtu u njoftua me historinë, punën dhe sfidat e biznesit, e njëkohësisht edhe biznesi në fjalë u njoftua me aktivitetet, punën dhe kontributin që OAK ka dhënë drejt komunitetit të bizneseve.

Me punën e tij, biznesi përveç që plotëson kërkesat e tregut të brendshëm, ai ka filluar që të eksportojë edhe jashtë vendit.

Krasniqi Plast është kompani e cila merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika, profileve si dhe roletave. Biznesi ka përvojë shumëvjeçare në fushën në të cilën vepron, për momentin ka rreth 6 punëtorë dhe ka plane për tu rritur dhe zgjeruar edhe më tutje.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.