Me qëllim të diskutimit rreth sfidave me të cilat po përballen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe informimin nga afër për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesin MILOTI-M.

Gjatë këtij takimit të realizuar me pronarin e biznesit Muhamet Leci, u diskutuan rreth mundësisë së ofrimit të përkrahjes më të madhe për bizneset vendore.

MILOTI-M është kompani e fuqishme në tregun Kosovar, me përvojë 15 vjeçare në lëminë e makinerive bujqësore dhe pjesëve përcjellëse.