Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) në baza ditore zhvillon takime me bizneset me qëllimin e vetëm për t’u informuar nga afër me gjendjen dhe barrierat e bizneseve vendore.

Kësaj radhe vazhduam me vizitë tek biznesi “ProCon Group LLC” ku në takim u pritëm nga Znj. Fitore Haliti, e cila është menaxhere e  kompanisë.

Përgjatë këtij takimi të përbashkët, biznesi në fjalë u njoftua me rolin, funksionin dhe punën e OAK-së gjatë viteve të kaluara si dhe rreth planeve të Odës për të ardhmen. Gjithashtu, edhe përfaqësuesit e OAK-së u njoftua me aktivitetet dhe sfidat e biznesit në fjalë.

Përndryshe, “ProCon Group LLC” është biznes që ofron konsulencë për Marrëdhënie me Publikun (PR), Komunikim Strategjik, Marketing, Menaxhim të Biznesit, Dizajn dhe Video Produksion. Si një kompani e veçantë në tregun e Kosovës, “ProCon Group” ka njohuri të thella dhe ekspertizë të rallë për tregun e Kosovës, atë të rajonit dhe më gjerë.

Më shumë informata, rreth veprimtarisë së biznesit mund të gjeni duke klikuar linkun në vazhdim:

https://www.facebook.com/ProConGroupLLC