Oda e Afarizmit të Kosovës

Me qëllim të diskutimit rreth sfidave me të cilat po përballen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe informimin nga afër për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesin RENOVIMI SH.P.K., në Gjilan.

Gjatë këtij takimit të realizuar me pronarin e biznesit Xhevat Selimi, u diskutuan problemet me të cilat po përballen bizneset në vendin tonë dhe mundësinë e ofrimit të përkrahjes më të madhe për bizneset vendore.

RENOVIMI SH.P.K. është i themeluar si biznes që nga viti 2002 dhe ofron zgjedhje të shumta në nuancimin e ngjyrave dhe fasadave të jashtme dhe të brendshme me garancion të plotë.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë për bashkëpunim.