OAK vizitoi biznesin Rrota

 

Zyrtare nga Oda e AfarizmittëKosovës vizituan biznesin Rrota të cilat u pritën nga bashkëpronarja njëherësh drejtoreshë ekzekutive znj.Donjeta Sahatçiu.

Zyrtaret e OAK-së njoftuan znj.Sahatçiu për veprimtarinë e odës, aktivitetet dhe avokimi për përmirësimin e klimes së të bërit biznes, për përmirësimin e infrastruktures ligjore, fuqizimin e bizneseve dhe çështjet e tjera që OAK vazhdon të bëjë për to.

Ndërsa drejtoresha ekzekutive znj.Donjeta Sahatçiu njoftoi se Rrota ka nisur punën në vitin 2001 si shtëpi botuese me libra për fëmijë dhe më pas në vitin 2005 shndërrohet në një nga agjencitë kryesore të komunikacionit dixhital si Media Sociale, Dizajn Logo, Identiteti i Korporatës, Dizajni i Përgjegjshëm dhe të tjera.

Sahatçi theksoi se Rrota operon me 25 punëtorë, kryesisht mosha të reja rreth 23-24 vjeç, dhe konsideroi sfidë motivimin e të rinjëve për të qëndruar dhe punuar në Kosovë e cila nuk la papërmendur se gjetja e stafit profesionist është edhe një sfidë tjetër sot.

Gjatë këtij takimi palët diskutuan gjatë bashkë për problemt e ndryshme nëpër të cilat po kalojnë bizneset dhe lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.