Me qëllim të diskutimit rreth sfidave me të cilat po përballen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe informimin nga afër për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesin StarTech Motors SH.P.K. në Prizren.

StarTech Motors SH.P.K. është themeluar si biznes që nga viti 2012, dhe aktivitet kryesor ka shitjen e pjesëve motorike dhe vajit motorik, ku është partner kryesor për Kosovë i Kompanisë MIDLAND “Swiss Quality Oil”.