Me qëllim të diskutimit rreth sfidave me të cilat po përballen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe informimin nga afër për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesin VIDASUS në Gjakovë.

Gjatë këtij takimi të realizuar u diskutuan problemet me të cilat po përballen bizneset prodhuese të pijeve alkoolike me afatin e pagesës së akcizës në vendin tonë dhe mundësinë e ofrimit të përkrahjes më të madhe për bizneset vendore.

VIDASUS SH.P.K. është themeluar si biznesë që nga vitin 2019 dhe ka 15 puntorë dhe aktivitet kryesor ka Prodhimin, Distilimin dhe rafinimin e pijeve alkoholike.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësit për bashkëpunim.