Oda e Afarizmit të Kosovës

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan fabrikën “Vinex” SH.P.K., me seli në Viti, ku u pritën nga përfaqësuesi Jeton Ramadani.

“Vinex” SH.P.K. është privatizuar në vitin 2008 dhe fabrika e vetme në Kosovë që bënë prodhimin e anësoreve të rrugës.

Përveç kësaj, “Vinex” SH.P.K. është e specializuar në prodhimin e programit shpërndarës elektrik, mjeteve përcjellëse, bulona dhe vida, dorëza për mobile, si dhe sistemin e mbrojtjes nga rrufetë.

Serioziteti i treguar ndër vite ka bërë që të arrijnë edhe të eksportojnë, mirëpo në këtë drejtim ka ende potencial të zhvillimit.

Në fund të takimit palënt lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.