Përfaqësuese të Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan qendrën trajnuese Creative Hub Kosova, ku u takuan me koordinatoren Dardania Kajdomqaj.
Gjatë këtij takimi me theks të veçantë u diskutua sfida që bizneset po hasin për të siguruar staf të kualifikuar, hendek të cilin Creative Hub Kosova po tenton ta minimizoj.
Creative Hub Kosova është e profesionalizuar në ofrimin e trajnimeve për individ apo kolektiv të kompanive në fusha specifike, siç janë burimet njerëzore, marketingu dixhital, data science, grafik dizajn dhe programim.
Përveç eksperiencës së sigurtë, studentët e Creative Hub Kosova mund të përfitojnë edhe mundësi praktike apo punësimi tek bizneset vendore.
