Oda e Afarizmit të Kosovës

Me qëllim të informimit nga afër për mënyrën e funksionimit, sfidat me të cilat po ballafaqohen si dhe njoftimin me odën dhe shërbimet që ofron për bizneset anëtare, përfaqësuese të Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan biznesin “Doni Fruits” SH.P.K. me seli në komunën e Shtimes, ku u takuan me menaxheren e marketingut Ajrina Gashi.

“Doni Fruits” SH.P.K. u themelua si një biznes i vogël familjar me qëllim kryesor kultivimin dhe tregtimin e frutave dhe perimeve.

Sot, “Doni Fruits” është kompani lidere në Kosovë, Shqipëri dhe tregjet e Maqedonisë së Veriut për kultivimin, ruajtjen, shpërndarjen, shitjen me pakicë, shumicë dhe eksportin e frutave dhe perimeve.

“Doni Fruits” SH.P.K. eksporton në Ballkan, BE dhe vende të tjera në mbarë botën duke përfshirë bashkëpunimin me OJQ-të, ushtrinë, qeverinë dhe institucione të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.