Zyrtare nga Oda e Afarizmit të Kosovës në vazhën e vizitave të bizneseve ndaluan edhe në Fabrikën e Bukës SHEKI SH.P.K e cila ndodhet në Veternik, ku u pritën nga pronari Xhemail Aliu.
Zyrtaret e OAK-së njoftuan Aliun për rolin e Odës në mbështetjen e bizneseve, përkrahjen dhe fuqizimin e tyre.
Pronari i Fabrikës së Bukës SHEKI SH.P.K, Xhemail Aliu mirëpriti takimin dhe vlerësoi çasjen OAK-së kundrejt bizneseve dhe problemve që preokupojnë ato.
Ai shprehu shumë pakënaqësi si biznes me si me infrastrukturën ligjore, siç është udhëzimi administrativ në kundërshtim me ligjin për lëndët djegëse, procesi i stërzgjatur i analizave me ditë të tëra në Doganë, pagesat e larta të kontrolleve fitosanitare të cilat nuk janë të obligaura me ligj dhe shumë parregullësi të tjera.
Në fund të takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit mes tyre.