Zyrtare të Odës së Afarizmit të Kosovës, në kuadër të vizitave në Komunën e Pejës u pritën në takim nga Uran Lajqi, pronar i biznesit Lajqi Mermer.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat që biznesi në fjalë po has gjatë ushtrimit të veprimtarisë, mundësitë e përfitimit të granteve si dhe sigurimi i stafit afatgjatë.

Në fund të takimit, palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit reciprok.

Për më shumë, Lajqi Mermer ofron shkallë, kuzhina e tavolina nga mermeri.