Në Komunën e Suharekës, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan edhe biznesin N.T.P.SH Haliti, ku u pritën në takim nga pronari Nexhat Haliti.

Qëllim i këtij takimi ishte njoftimi nga afër me punën e biznesit, sfidat të cilat po kalon gjatë ushtrimit të veprimtarisë si dhe punën dhe lobimin e vazhdueshëm që OAK po bënë për krijim të një ambienti sa më miqësorë për të bërit biznes në vend.

N.T.P.SH Haliti është themeluar në vitin 1994 e cila merret me export-import, gjithashtu bënë ndërmjetësimit për shitjen e lëndës së drurit dhe materialeve të ndërtimit.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë për bashkëpunim.