Oda e Afarizmit të Kosovës

Në kuadër të vizitave tek bizneset e komunës së Prizrenit, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesin “Safe Cargo Kosovo” L.L.C., ku u pritën nga pronari Yalçin Mazrek dhe bashkëpunëtori Kemal Morina.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat e bizneseve prodhuese, rëndësinë e krijimit të infrastrukturës më të përshtatshme për ushtrim të veprimtarisë së bizneseve, përkrahjen e bizneseve eksportuese si dhe lobimin që OAK po bënë për të ndikuar pozitivisht në krijimin e një ambienti më miqësor për të bërit biznes në vend.

“Safe Cargo Kosovo” L.L.C. në kuadër të gamës së gjerë të prodhimit ka të përfshirë thasë me ajër, kompresor, dhe pajisje mbushëse.

Thasët me ajër përdoren kryesisht për sigurim të produkteve në mënyrë që të mos dëmtohen gjatë transportit përmes anijes, e të cilët janë ekskluzivisht të prodhuara për tregun ndërkombëtarë. Deri më tani, “Safe Cargo Kosovo” L.L.C. eksporton në Gjermani, Izrael, Meksikë e Spanjë.