Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën në takim nga pronari i biznesit “Theranda Cini” SH.P.K., Shaban Morina.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat që sektori i gastronomisë kanë hasur si rrjedhojë e situatës me pandeminë Covid-19, nevojën për aktivizimit të gjykatës ekonomike si dhe lobimin e odës për Ligjin për Tregtinë me Derivate të Naftës e bashkëpunimin me institucionet me qëllim të krijimit të një klime më të favorshme për të bërit biznes në vend.

Për më shumë, “Theranda Cini”SH.P.K. në kuadër të saj ushtron aktivitetin e hotilerisë, me një traditë shumëvjeçarë në këtë drejtim, ndërtimtarisë si dhe tregtinë e derivative të naftës.

Në fund të takimit, palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit!