Me qëllim të diskutimit rreth mundësive të bashkëpunimit reciprok dhe sfidave me të cilat po përballen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan Biznesin AM Group 2002 SH.P.K., me seli në Ferizaj.
Gjatë këtij takimit të realizuar me pronarin e kompanisë, Arlind Mahalla, u diskutuan problemet me të cilat po përballen bizneset në vendin tonë dhe mundësinë e ofrimit të përkrahjes më të madhe për bizneset vendore.
AM Group 2002 SH.P.K. funksionon si biznes që nga viti 2002. Fushëveprimtaria e tij kryesisht shtrihet në prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika. Aktualisht ka të punësuar 5 punëtorë në një ambient të punës me teknologji moderne me potencial për rritje të numrit varësisht nga rritja e kërkesës. Përveç tregut vendor AM Group 2002 SH.P.K. eksporton edhe jashtë vendit si në Zvicër, Gjermani si dhe në vende të tjera evropiane.
Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.


